Të tjera rrëf ime tro nditëse vijnë nga familjarët e familjes Gushi, që u sh ua tra gji kisht nga aks identi në ak sin Fier-Vlorë, teksa po vinin nga Greqia për të bërë pushimet në Shqipëri.
E motra e Silvana Gushit, Suela, rrëfeu mes lo tësh në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, raportin që kishte me motrën, dhëndrin dhe dy mbesat e saj.
Teksa zbuloi telefonatën e fundit me ta, rrugës për në Shqipëri, Suela tregoi edhe si e mori vesh lajmin tro nditës në spital, ndërsa tha se me mbesat, sidomos me Anastasinë, ishte shumë e lidhur, raporton “BalkanWeb”.
“Motra ime iku 18 vjeçe, unë kam qenë shumë e vogël. Kam qa rë aq shumë, kur iku në Greqi. Mbeti shtatzënë, nuk na tha gjë, se ishte e vogël. Ditën që ka lindur vajzën, na ka marrë në telefon, do ta mbaj mend gjithmonë, dhe na tha që lindi. Ajo vajza, Anastasia, kaq e bukur, nuk kishte fëmijë më të bukur se ajo. Nuk e di si e mori Zoti. Motra ime dhe unë ishim njësoj, rrobat bashkë i vishnim, më fliste, nuk kishte çupë më të mirë se ajo. Vendin e asaj nuk e zë njeri. Jo se ishte motra ime, po më korrekte, më e pastër, më e dashur, më kursimtare. Nuk do të ketë më njeri si ajo, edhe 5 milionë njerëz të tjerë të njoh. Fola atë ditë, më tha që po vinte dhe të mos dilja nga shtëpia.
Në 1 të natës bëmë bisedën e fundit. I thashë mamasë ik merr pulë, se po vijnë. Sa vajti mami, u shtriva te krevat dhe hapa telefonin. U futa dhe në faqe të parë lexova për ak sident. Hap lajmin dhe shoh makinat, po nuk e dija çfarë makine kishte kunati. Mora mamin në telefon dhe e pyeta, ajo më tha të merrja babin. E mora babin dhe e pyeta, më tha “Toyota”, aty u fika, më dogji diçka. I thashë mamit, më duket se kanë bërë aks ident, ishin tre të vd ekur, po ato ishin katër. Mora taksi dhe shkova menjëherë te spital, po aty nuk më jepte njeri fare asgjë. Dola zbathur. Ata nuk kishin numër shqiptari, numri grek nuk ka pte më. Nuk e kuptoj të vish deri në derë të shtëpisë, aq shumë na paskan dashur, sa vd iqen 7 minuta larg shtëpisë.
Ata vinin në Shqipëri, kunati nuk ikte te shtëpia e tij, po rrinte te ne, e kishim si djalë, ishim shumë të lidhur. Shkova te spitali, pashë po licë, ata më thanë të merrja 129 të më tregonin. I mora në telefon, më thanë makinë “Toyota”, me targë greke. Merr doktorë, shtrëngo, kërkova të shkoja te mo rgu, më tërhiqnin zv arrë dhe nuk më linin të shkoja. Më pyetën sa veta ishin në makinë, që të më tregonin. Ju thashë që ishin katër veta, i përshkrova, dhe aty nuk mbaj mend më, mora mamin në telefon dhe i thashë që vd iq Vana me burrin e vajzat.
Nuk mbaj mend më, u mblodh tërë Vlora, nuk më mbanin dot. Çfarë të them më shumë, edhe lotët nuk më dalin më, aq shumë kaq qa rë. Kisha bërë 5-6 valixhe për mbesën, o sa më donin. “O teze, më tha e vogla, kam mbledhur lekët, çfarë dhurate të të bëj, çfarë ngjyre të pëlqen”. Kam aq shumë gjëra për të thënë, po vetëm në një libër do i lexoni, që do jetë me emrat e këtyre. Aq shumë duheshin dhe me njëri-tjetrin, motra nuk hante bukë pa burrin. Aq shumë janë dashur, sa ikën të katërt bashkë. “O teze, pse nuk bëhesh mami jonë ti, se ti na mban me të mira”, më thoshte mua. Të shikosh katër ark ivole në mes të shtëpisë, nuk e di”, tha ajo./balkanweb