Një grua në Afrikën e jugut, ka lindur 10 fëmijë.
Me 3 vajzat dhe 7 djemtë e saj, Gosiame Thamara Sithole, 37 vjeçe, ka arritur kështu të hyjë në “Guinness World Record”, duke kaluar rekordin e mbajtur nga Mali Halima Cissé, një e re nga Mali, e cila muajin e kaluar kishte lindur 9 fëmijë në Marok.
Gruaja ka zbuluar edhe bisedën që pati me mjekun, duke thënë:
“Isha e bindur që kisha në bark më shumë se një fëmijë. Mendoja se ishin binjakë apo trinjakë por jo më shumë. Kur mjeku më tha numrin e tyre, mbeta e befasuar pasi më dukej e pabesueshme”.
Nga ana tjetër mjeku, Dini Mawela tha:
Është një situatë mjaft e veçantë. Nuk e di sa herë ndodh. Sjell një pro blem shumë të lartë. Problemi është se, duke mos pasur mjaftueshëm hapësirë në mitër për fëmijët, do të priren të jenë të vegjël”.
Gosiame ka gjithashtu dy fëmijë të tjerë, binjakë nga 6 vjeç./noa.al/