Loading...

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme miqësoren e dytë, publikohen formacionet

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme miqësoren e dytë, pas barazimit pa gola kundër Uellsit.

Kuqezinjtë luajnë në orën 20:15, në Republikën Çeke dhe zhvillohet në Pragë.

Reja ka preferuar të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit me Uellsin, duke hedhur në fushë nga minuta e pare: Trashin, Veselin, Kallakun dhe Çikalleshin.

Në portë do të luajë titullar përsëri Gentian Selmani.

Treshja e mbrojtjes nuk ndryshon: Kumbulla, Ismajli dhe Gjimshiti.

Në mesfushë janë Trashi, Bare, Abrashi, Kallaku dhe Veseli. Sulmi kuqezi do të përbëhet nga dyshja Cikalleshi e Manaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com