Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se kanë identifikuar një virus të ri gripi shpendëve, emërtuar H10N3, raporton noa.al duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters.
Komisioni Kombëtar për Shëndetin (NHC) në Kinë tha se një 41-vjeçar në rajonin Zhenjiang, konsiderohet të jetë personi i parë i infektuar me virusin e gr ipit të shpendëve, H10N3.
Zyrtarët pranuan se 41 vjeçari është shtruar në spital që në fund të prillit 28/04, pasi shfaqi temperaturë, ethe dhe disa simptoma të tjera.
Ai u diagnostikua me virusin H10N3, por nuk jepen de taje për mënyrën se si është infektuar. Nuk u dhanë arsye përse publiku u njoftua më shumë se një muaj me vonesë ashtu siç ndodhi me virusin Sars-Cov-2.
H10N3 është një variant i gr ipit të shpendëve, por më pak i rrezikshëm dhe me mundësi më të ulët se COVID-19 për t’u përhapur.
Gju rmimi epidemiologjik i kontakteve të tij të ngushta nuk kishte gjetur ndonjë rast tjetër, tha NHC.
H10N3 nuk është “një virus shumë i zakonshëm”, tha Filip Claes, koordinator laboratorik rajonal i Qendrës së Emergjencave të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë për Sëmundjet Kufitare Ndërkufitare në Zyrën Rajonale për Azinë dhe Paqësorin.
Analizimi i të dhënave gjenetike të virusit do të jetë i nevojshëm për të përcaktuar nëse ai i ngjan viruseve më të vjetër ose nëse është një përzierje e re e viruseve të ndryshme, tha Claes.
Lloji H7N9 i gripit të shpendëve vr au rreth 300 njerëz gjatë 2016-2017 në Kinë. Lloje të tjera të gripit të shpendëve kanë marrë përhapje 10 vitet e fundit në të gjithë botën përfshirë Shqipërinë ku ka pasur disa dhjetëra të vde kur. /noa.al
Foto: Reuters