Loading...

Rama mesazh të fortë BE-së: S’na e caktoni dot as vendndodhjen, as kulturën e identitetin tonë evropian

Kryeministri Edi Rama thotë se e ardhmja e Shqipërisë është Europa, zgjedhje që vendi ynë e ka bërë që në kohën e Gjergj Kastriotit.

I pyetur për shtyrjen e datës së negociatave për anëtarësim në BE, gjatë një konference në Maqedoninë e Veriut, Rama tha se Bashkimi Europian s’e cakton dot as vendndodhjen, e as identitetin dhe kulturën europiane të shqiptarëve.

“Bashkimi Europian mund të caktojë detyra për integrim, mund të caktojë afate për këto detyra, mund të caktojë data. Por BE nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Europës as kulturën tonë dhe identitetin tonë europuan, as të ardhmen e popujve tanë si popuj evropianë, në familje europiane, me shtete, standarte politike institucionale europiane.

Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfimruar me epokën e rilindjes kombëtare, për shqiptarët, dielli lind aty ku perëndon dhe e ardhmja tonë është aty ku Zoti na e ka caktuar, në zemër të Europës,” deklaroi Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com