Loading...

Rama: Me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot, as mot!

Pas tetë vitesh Rama hoqi dorë nga mandati i deputetit në Vlorë, duke pranuar atë të Durrësit, pasi në zgjedhjet e 25 prillit rezultoi fitues në dy qarqe.

Rama shkruan se Vlora ishte dhe do të jetë deri në fund në zemrën e tij, me apo pa mandat. Ai shton se Durrësi është vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri jo vetëm për atë si qytet, por për të gjithë Shqipërinë.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.

Duke qëndruar si deputet në Durrës, Rama fut në listën e deputetëve, kandidaten e 9 në listën e Vlorës, Teuta Ramaj e cila ka arritur të sigurojë 1738 vota. Ajo që mbetet jashtë është e nënta në listën e kandidatëve socialist në Durrës, Ana Dhamo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com