Loading...

Rama ironi me BE-në: Nuk e prish gjumin për negociata

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë ironi sot me BE një ditë pasi Këshilli për Çështjet e Përgjithshme shtyu datën e çeljes së negociatave.

Rama thotë se nuk po humbet gjumin për këtë arsye, pasi ka gjëra shumë më të rëndësishme.

Ai i bën apel BE që kur të jetë gati për të pranuar Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, mjafton ta thonë, pasi dy vendet do të ecin përpara.

”Shkrirja e kufijve mes nesh, që ta kthejmë rajonin në zbatimin e 4 lirive të BE, lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve.

Ne jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta duke qëndruar të ndarë nga njëri-tjetri, dhe ndryshe ne jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse me njëri-tjetrin e kthejmë rajonin në hapësirë të përbashkët ekonomike.

S’ka të bëjë me ne, ka të bëjë me BE, por nuk jam i shqetësuar dhe nuk po humbas gjumin se kam gjëra tjera më të rëndësishme për të mbetur pa gjumë, ne e kemi bërë punën tonë, kjo është e gjitha dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë, kur të jenë gati ata le të na e thonë.

Si ne ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë thënë që kemi bërë punën tonë. Do të vijojmë të bëjmë punën tonë.

Kur të jenë gati, duhet të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë një shtet europian, institucione europiane, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor.

Kjo është çfarë kërkojnë fëmijët tanë e çfarë meritojnë vendet tona. Më pas nëse mendojmë të ecim para jam i lutmur, nëse jo nuk jam i palumtur.”- tha Rama.