Kongresin e PS-së Edi Rama e nisi me urimin për 30-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Shqipërisë.
Kjo ditëlindje, tha më tej kryetari i PS-së, është e veçantë, pasi ka shijen e fitores së tretë radhazi
“Gëzuar 30 vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Kjo është një ditëlindje e bukur, çdo ditëlindje është një ditë e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e veçantë të fitores që sapo arritëm, e treta radhazi për herë të parë.
Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punon fort për këtë arritje” tha ai.
Në listën e gjatë, një falënderim të veçantë Edi Rama kishte për Fatos Nanon.
“Faleminderit liderit të parë, babait tim politik, në fillim e desha pastaj e “vrava” dhe më pas e rigjeta të rilindur në respektin e ndërsjellë ndaj njëri tjetrit” tha ai.