Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati.
VENDIMI I PLOTE
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë