Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli, mbas takimit në Bashki me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, për të folur rreth të gjitha bashkëpunimeve që kanë nisur e do të zhvillojmë së bashku.
U ndalën te një project tjetër i rëndësishëm për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane, është kapsulimi i mbetjeve 25 vjeçare në dy vendet e depozitimeve ekzistuese, në Vlorë dhe Orikum.
Me ambasadorin gjerman, u ndalëm në njërën prej këtyre pikave ku, falë ndërhyrjes së këtij projekti, zona do të rehabilitohet krejtësisht!