Ka përfunduar në Bruksel takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Një takim që pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç duket se është shoqëruar nga te nsione të shumta. Ai deklaroi se kishte folur ash për me Kurtin.
“Unë u përgjigja ash për, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njo hësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asn jëherë”. Ai shp ërtheu”, theksoi Vuçiç.
Vuçiç tha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se janë dakorduar që dialogu i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut. Ai gjithashtu foli edhe për mospajtimet mes tyre.
“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut”, tha Vuçiç pas takimit.
E megjithatë ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë e Kosovës për të mos pranuar asociacionin.
“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron ta përmbushë atë që nënshkroi. Ata e quajnë provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji… Mungesë e plotë e realitetit. “Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër ”, tha Vuçiç para gazetarëve.
Gjatë këtij takimi, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.
“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Borrell.
“Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka theksuar ai.
Përveç Borrellit, takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit, u ndërmjetësua e edhe nga përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.