Parlamenti votoi para pak çastesh edhe nominalisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta duke u bazuar në një raport që vlerësonte se janë kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Shkarkimi mori 105 vota pro ose një më shumë se raporti. Ndër 114 deputetë të pranishëm, 7 votuan kundër.
Votimi ka zgjatur për mëse një orë, raporton noa.al që monitoroi procesin e votimit përmes kameramanit që ndodhet në sallë. Vihet re një ekzaltim nga disa deputetë të cilët shfaqen të gëzuar teksa votojnë përballë Alket Hysenit që drejtoi grupin he timor për shkarkimin e Metës.
Më herët 104 deputetë votuan pro, 7 votuan kundër dhe dy të tjerë abstenuan. Pas votimit ka rezultuar se një fletë votimi ka rezultuar e pavlefshme.
Në seancë ishin të pranishëm gjithsej 114 deputetë, përfshirë kryeministrin Edi Rama i cili erdhi në Tiranë pas mesdite nga Sofia e Bullgarisë.
Që nga shkurti 2019 ky parlament në ikje ka vetëm 122 ndër 140 deputetë që duhet të ketë.
Vendimi i Parlamentit gjithsesi nuk ka fuqi ekzekutuese, pasi do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e cila ka në radhë edhe 180 çështje të tjera.
Edhe nëse kalohet me përshpejtim Vendimi për Metën, ka shumë mundësi që në aspektin proc edural, Vendimi të bjerë. Kjo ndodh nëse Kushtetuesja konsideron të drejtë vlerësimin e Presidentit se komisioni hetimor kundër tij është mbledhur jashtë afateve ligjore.
Në rast se kjo pranohet, Vendimi zhbëhet dhe për të dytën herë, kryetari i shtetit i shpëton tentativave të Parlamentit për ta shkarkuar. /noa.al