Loading...

Një orë not për të shpëtuar babain dhe motrën/ Njihuni me heroin 7-vjecar (foto)

Heroi më i vogël në moshë quhet Chase Poust dhe është një djalë vetëm 7 vjeç nga Florida në SHBA. Ai notoi plot një orë për të shpëtuar babanë dhe motrën në rrezik mbetjeve dhe rendi të kërkojë ndihmë.

Gjithçka ndodhi në lumin Saint Johns në Jacksonville, Florida, ku Steven Poust kishte shkuar me një varkë, bashkë me djalin Chase dhe vajzën Abigail.

Në një moment, Abigail u tërhoq nga rr yma, e cila ishte shumë e fortë. I ati u hodh që ta ndihmonte dhe i tha Chase që të kërkonte ndihmë, ndërsa përpiqej të arrinte vajzën e tij, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi.

Momentet ishin dra matike aq sa babai i tha të birit se e donte shumë, si një mesazh lamtumire të mundshme. “Unë i thashë atij se e doja sepse nuk isha i sigurt se çfarë do të ndodhte”, tha Poust.

Vogëlushit iu desh që të notonte për një orë për të arritur në breg. Sapo preku tokën, ai vrapoi në shtëpinë më të afërt për ndihmë.

Ndërkaq, babai dhe motra e tij ishin rreth 3-4 km larg vendndodhjes së varkës dhe u shpëtuan nga Departamenti i Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville. Në fotogaleri shikoni djalin dhe familjen e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com