Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar hyrjen në fuqi të katër marrëveshjeve ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Gjermaninë.
Mes dekretimeve është edhe ligji që ratifikon marrëveshjen e ekstradimit të nënshkruar mes dy vendeve, që zëvendëson një traktat eks tradimi që datonte që nga koha e Ahmet Zogut.
Dekretim ka marrë edhe marrëveshja me Gjermaninë për programin e menaxhimit të qendrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mb etjeve.
Po me Gjermaninë ka de kretuar edhe ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin financiar 2019, mbi bazën e të cilës u rehabilitua hidrocentrali i Fierzës.
Marrëveshja e fundit e dekretuar nga Presidenti është një tjetër pakt me Qeverinë gjermane për programin e investimeve për zhvillimin e integruar rajonal.
Dekretet e Presidentit vijnë një ditë pasi ai u shkarkua nga detyra me një votim masiv nga Parlamenti. /noa.al