Loading...

Nis operacioni për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.

Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera.

Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve.

Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët.

Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com