Një ngjarje sa e pamundur aq edhe e pazakontë në Spanjë ka bërë bujë në mediet vendëse, dhe jo vetëm.
Andres Canto, 14 vjeç, u grind me prindërit dhe nga ky fakt mbeti shumë i zemëruar.
Ai filloi të gërmojë tokën, dhe pas 6 vitesh punë ndërtoi dy dhoma, një për gjumë, dhe një tjetër për të qëndruar gjatë ditës.
Andres, i cili tani është një aktor, thotë se diçka të tillë e nisi për të kaluar kohën, por në fund doli diçka tjetër.
Fillimisht ai filloi të h eqë dh eun me dorë dhe duke përdorur kova, por ndërsa Andres shkoi gjithnjë e më thellë, ai filloi të studionte teknikat e gër mimit dhe më vonë zhvilloi një sistem rrotullues për të nxjerrë dhe rat në sipërfaqe.
Sot ai thotë se ky projekt i ka kushtuar 50 mijë euro.
Andres ka në plan të zgjerohet edhe më tej, me shpellën që aktualisht ka dy dhoma, sistem ngrohjeje, por edhe valë internet.
“Gjithmonë më ka pëlq yer të ndërtoj kasolle të vogla. Unë jetoj në fshat dhe shpesh kur gjeta dru të bra ktisur atje, doja të ndërtoja një shtëpi të bukur”, ka thënë Andres. /noa.al/