Loading...

Nga një re fugjate l ufte në një nga pilotet kryesore të aviacionit amerikan/ Historia frymëzuese e shqiptares,pilote e ‘Defender 21’

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një shkrim që tregon historinë e pilotes Valdeta Mehanja e cila për herë të parë vizitoi Shqipërinë me stërvitjen e përbashkët të Defender 21, nën uniformën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkrimi flet rreth historisë frymëzuese të saj e cila nga një re fugjate lu fte u shndërrua në një nga pilotet kryesore të aviacionit amerikan, ndërsa shprehet se nuk e kishte menduar kurrë se do të vizitonte Shqipërinë.

“Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë.” Kështu nis artikulli i publikuar nga Ambasada Amerikane, ndërsa citon Mehanajn teksa thotë se për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jetë në Shqipëri.

“Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.
“Unë nuk do t’a kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për U shtrinë. Mundësia për t’a përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com