Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka paralajmëruar sot të gjithë bizneset që nuk garantojnë roje bregdetare, se do të ndiqen pe nalisht në rast se mb ytet një pushues.
Këtë deklaratë Klosi e bëri gjatë vizitës ditën e sotme nga qyteti i Sarandës.
“Të mos ketë pandëshkueshmëri, dhe natyrisht të ketë menjërëherë reagim nga forcat e rendit”, u shpreh Klosi.
Ndërsa, lidhur me kufizimet për kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të masave ndaj Covid-19, ministri siguroi se nuk do të ketë vonesa në qarkullim.
“Jam takuar personalisht me ministrin e turizmit të Greqisë, dy herë. Greqia ishte nga të parat që e hapi kufirin me Shqipërinë për të lejuar pushuesit të vijnë në Shqipëri. Shpresoj që edhe situata e Korfuzit të zgjidhet shumë shpejt”, tha Klosi.