Aktori i njohur Mirush Kabashi ka folur rreth lajmit të djeshëm, ku në disa medie u njoftua “vde kja e aktorit”.
Ai ka rrëfyer sesi e ka përjetuar një lajm të tillë, duke thënë se e kishte kaluar me sportivitet dhe se i ka falur mediat për një gab im të tillë.
Kabashi ndër të tjera është shprehur se kishte marrë shumë telefonata dje nga të afërmit dhe miqtë e tij, të cilët i thonin se kishin q arë shumë kur mësuan lajmin e pavërtetë, por më shumë qanë më pas nga gëzimi që ai është gja llë.
Aktori ndonëse u tregua tejet tolerant ndaj atyre që përhapën një lajm të tillë, sërish ka dy fjalë për gazetarët, duke u shprehur se më parë ata duhet të rikonfirmojnë lajmin para se ta japin në ekranet televizive.
“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gj allë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhi mbshme sepse thonin që kemi qa rë shumë kur morëm lajmin, por kemi q arë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qa rë akoma edhe më tepër me lotë gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.
Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët, të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithësesi nga ana ime falen”, është shprehur aktori Mirush Kabashi në Klan tv.