Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vlora se “kam zgjedhur formalisht të jem deputeti i Durrësit edhe për ti kushtuar Durrësit një vëmendje të veçantë me praninë si deputet. Por do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë pa asnjë lloj ndryshimi”.
Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së Asamblesë së degës së Partisë Socialiste të Vlorës në teatrin “Petro Marko”, Rama tha se “ishte një takim si rezultat i mbarimit të një be teje të rëndësishme që e ne fituam këtu në qarkun e Vlorës duke arritur objektivin, por edhe si nevojë për t’iu thënë të gjithëve se vërtet kam zgjedhur formalisht të jem deputeti i Durrësit edhe për ti kushtuar Durrësit një vëmendje të veçantë me praninë si deputet. Por do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë pa asnjë lloj ndryshimi, madje për të bërë edhe më shumë sepse me Vlorën nuk më lidhur mandati i deputetit dhe nuk më ndan ndarja e mandatit”.
“Së dyti është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë intensivisht punën këtu në Vlorë si dhe në gjithë qarkun dhe gjithë Shqipërinë, por këtu kemi shumë sfida që lidhen me projekte të mëdha, por që lidhen dhe me administrimin e vogël. Sa i përket administrimit të vogël unë jam realisht i shq etësuar jo vetëm për Vlorën, por në tërësi për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit. Kemi folur për këto”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “ndërkohë do t’iu kërkoj ndjesë për tu larguar sepse kam thirrur Ministrin e Brendshëm dhe dhe disa drejtues kryesorë të po licisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur, por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim fundin e verës”./atsh