Loading...

Lajm i mirë/ Sara Alushaj drejt përmirësimit, deputeti Vullnet Sinaj viziton 25-vjeçaren: Sara po e merr veten shpejt!

Vullnet Sinaj
Miqtë e mi, për t’ju përgjigjur shq etësimit publik dhe apelit në rrjetet sociale, shkova e vizitova vetë në QSUT, 25-vjeçaren nga Vlora Sara Alushaj.

U gëzova shumë kur në komunikim të drejtpërdrejtë me mjekët, mësova se Sara jo vetëm nuk rre zikon jetën, por ka një përmirësim të du kshëm dhe po shkon drejt rikuperimit të plotë.

Falenderoj drejtorin e QSUT, Enkelejd Jotin dhe nëndrejtorin Saimir Xhepi të cilët më mirëpritën dhe më informuan për situatën e vajzës së shtruar në spital.

Mirënjohje dhe respekt për profesorin e njohur të shërbimit të He matologjisë, Arben Ivanaj dhe doktoreshën Alma Çili, të cilët kujdesen çdo moment për pacienten.

Ata më dhanë lajmin e mirë se Sara po e merr veten shpejt, këto ditë do të dalë nga spitali dhe së shpejti do ta kemi mes nesh. Shërim të shpejtë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com