Loading...

Lajm i fundit/ Emërohet Avokatja e re e Përgjithshme e Shtetit (emri)

Brunilda Lilo do të jetë Avokatja e re e Përgjithshme e Shtetit. Vendimi për emërimin në këtë post të Lilos është publikuar në Fletoren Zyrtare. Në vendim thuhet se me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga ky post të Enkelejda Muçaj dhe emërimin e Brunilda Lilos. Muçaj mbante këtë post prej marsit të 2020-s.

Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike.

Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit, të këshillojë institucionet publike qendrore dhe entet publike, dhe të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qendrore apo enteve publike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com