Gjatë një vizite në Hungari, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me lojtarin e kombëtares, Myrto Ozuni.
Rama ka publikuar një foto në “Facebook”, ku shihet së bashku me Ozunin, e ky i fundit i ka dhuruar kryeministrit një fanellë me numrin 77, ku të stampuar ka emrin e mbiemrin e kryeministrit.
Rama nuk i kursen notat e humorit mbi foton e publikuar dhe rikujton golin që Ozuni i bëri Juventusit, ekipit të preferuar të kryeministrit në “Champions League”.
“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruan Rama.