Loading...

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Turqi, zbulon që llimin e vizitës dy ditore

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Në Facebook ka publikuar një foto teksa zbret nga aeroporti në Ankara. Kreu i Qeverisë zbulon edhe qëllimin e vizitës.

“Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, shkruan Rama.

Turqia është një ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos vitet e fundit.

Kujtojmë ndihmën që i dha Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, apo edhe ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com