Nga Genc Demiraj
Kohë Pa përputhjesh…!
Eh si erdhën kohët sot…!
Të bukura, të zj arrëta, të hapura…!
Por të hapura fare, në shesh, pa dyer e dritare…!
I shikoni sot këta të puthurit e fatit tek te “Për puthen”…?!
Ka lezet…!
Me kushte, me kondita, me salltanete, me staffe, me media, me fansa, me internetra, me menaxhera, me guzhiniera, me roje e producentra…e përse…?
Për tu puthur e përputhur, për tu ngjitur e përngjitur apo by thur e shk ërbythur ca, e çart allosur, le genosur e dreqosur shumë e shumë të tjerë…!
Kohë moderne…!
Ne, të pa puthurit nga fati i kohës sonë të shkuar, as i mendonim e konceptonim këto dashuritë publike e kolektive, por ama dinim edhe ne. Dinim në atë mënyrën tonë, që brezi im e ai më lart se imi e mbajnë mend mirë e mund të të tregojnë pa fund, se si llo koçiteshim edhe ne në atë vorbullën e ndjenjave dhe emocioneve, por në heshtje, privatësi e fshehtësi…!
Dinim se si, kishim me kë, por s’kishim se ku…!
Pra dinim sesi bëhej dashuria, kishim me kë ta bënim dashurinë, por s’kishim se ku ta gjenim një vend…! Ishin të gjithë “ave nturierët” e asaj kohe në kërkim të një çelsi shtëpie…!
E kërkonin me shumë mund, çelësin e një shtëpie bosh edhe tek shoku e miku apo edhe tek shoku i shokut e miku i mikut…!
Dhe fati i madh ish, nëse e gjeje…!
Sot ma tregoj gjithë humor, Jorgaq Tushe, historinë e një çelësi shtëpie, që një shoku i tyre mburravec sa e morri vesh që shtëpia e dikujt ishte bosh iu qep deri sa ja morri borxh për ndonjë orë…!
E pas një ore u kthye shend e verë duke u mburrur se si kish kaluar dhe falenderuar të zotin e shtëpisë për mundësinë e krijuar…!
Kur iku, shokët e tjerë i thanë të habitur, shokut të tyre si zot shtëpie :
– Po ti si ja dhe çelësin, kur e di që ai është një mburravec i keq…?!
Dhe ky që iu përgjigj shumë qetë e jo pa humor :
– Po unë nuk i dhashë çelësin e shtëpisë, i dhashë të dollapit…!
Sot padiskutim që është më bukur, me më shumë liri dhe mundësira të pafundme.
Por ti përputhësh të paputhurit e kësaj kohe, me inskenime e platforma mediatike e rrjetesh sociale komerciale më duket çudi e madhe…!
Dhe çudia bëhet ulë ritëse kur shikon që lu kuni turmash snobe e të pa free, i ndjekin pas si në amok…!
Loading...