Loading...

Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvillojnë mbledhjen para teatrit ‘Petro Marko’ (foto)

Vazhdojnë përpl asjet në bashkinë e Vlorës.
Teksa kryetari i Bashkisë së Vlorës, zhvilloi dje një mbledhje në zoom pa praninë e këshilltarëve. Këta të fundit, zhvilluan këtë të mërkurë një mbledhje jashtë radhe në ambientet jashtë teatrit “Petro Marko”.

Këshilltarët miratuan katër pika të rendit të ditës të cilat lidhen me ndihmën ekonomike dhe miratimin e pagesës për 6 muaj për kopshtet dhe shkollat e fëmijëve nga familjet në nevojë. Në sallën e improvizuar, këshilltarët i miratuan pikat e rendit të ditës.

Në përfundim këshilltari Ervis Moçka sqaroi se kjo mbledhje ishte vetëm për miratimin e prioriteteve të qytetarëve, që të mos interpretohet si mungesë përgjegjshmërie për çështje jetike të qytetarëve.

Ndërkaq, Moçka theksoi se këshilli do të kërkojë relacione edhe për disa kërkesa për miratim buxheti për investimim e ujësjellësit të Zvërnecit dhe Nartes./lajmifundit

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com