Loading...

Këshilli bashkiak Vlorë kërkon mbledhje me prezencë fizike të kryetarit të bashkisë Dritan Lelit

Këshilli bashkiak Vlorë kërkon mbledhje me prezencë fizike të anëtarëve dhe kryetarit të bashkisë në ambientet e Teatrit “Petro Marko” në datën 30 qershor, ora 10:00.

Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Këshillit bashkiak.

Në rend dite është parashikuar:

Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin maj 2021
Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin maj 2021.
P/V për “ Miratimin e listës për fëmijët e familjeve me pro bleme të thella socialekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6-mujore me të ardhurat e bashkisë”
P/V për “ Miratimin e listës së familjeve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredive nga buxheti i bashkisë Vlorë”
Miratimi i P/V për “ Një ndryshim në VKB nr.94. dt. 28.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Vlorë, për vitin 2021”
Transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pe ngimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjet e parashikuara për t’u zhvilluar më datën 15 dhe 22 qershor 2021.
Raportim i Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj. si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com