U kthye në frymëzim të një kënge që fitoi Sanremon dhe nga aty u mësua se ishte një nga personazhet e dashur të këngëtarit Ermal Meta.
Mësuese Margarita Feka nuk është më. Ajo është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78-vjeçare, teksa këngëtari i njohur ka një përshëndetje të veçantë për mësuesen e tij të dashur, për të cilën thotë se i ka dhuruar përkëdhelje për plagët e tij.
“Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb. Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej pl agëve të mia”, shkruan Ermal Meta duke publikuar dhe foto të mësueses së tij të dashur, frymëzim i këngës “Vietato m orire” (E ndaluar të vd esësh).
Margarita Feka ishte mësuesja e tij në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Pas deputimit të Ermal Metës në Sanremo ajo ishte shprehur e emocionuar dhe e pre kur dhe se e mbante mend mirë nxënësin e saj.
“Megjithëse isha shtrirë, dëgjova që thanë se do të këndonte Ermal Meta. Unë u çova menjëherë. E kisha emër të dëgjuar dhe nisa të përqendrohesha. Menjëherë i thashë djalit se ai ishte ish-nxënësi im. Të nesërmen më mori mbesa nga Shkodra. Më tha ta dëgjoja këngën me vëmendje, e të m’i përkthente fjalët daja (djali) sepse aty përmendej emri im. Kur e dëgjova u pr eka shumë, tej mase. Mendova, ky fëmijë kaq i vogël, i ikur kaq vite larg. Ka kaluar shumë mësuese të tjera, si nuk e harroi emrin tim?”, ishte shprehur ajo.