Loading...

Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij lënë Parisin pas shumë vitesh, kthehen të jetojnë në atdhe

Bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Helena, ishte e ftuar në një event kushtuar letërsisë dhe turizmit Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Partnerja e Kadaresë iu përgjigj pyetjeve të shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe publikut që ndodhej në sallë, duke zbuluar detaje që s’i dinim më herët nga jeta e çiftit.

Helena Kadare tregoi se ajo dhe partneri janë lodhur nga jeta e Parisit, i cili hu mbi gjithashtu “shkëlqimin” për shkak të kufizimeve të pandemisë. Ndaj, çifti ka zgjedhur të jetojë përfundimisht në Shqipëri. Tashmë, jeta e tyre është mes Tiranës dhe Durrësit.

Në muajin maj, shkrimtari Ismail Kadare u nderua me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”. Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia Fier Kadare u shpreh i lumtur dhe i nderuar për këtë vlerësim.

“Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të ngrohtë dhe të bukur, kaq shqiptare. Ju lumtë. Për shkrimtarin, ngazëllimi i lexuesve është shumë i shtrenjtë”, tha Kadare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com