Ish-kryeministri Sali Berisha, u shfaq sot me maskë duke ecur në mjedise të hapura për të shkuar në qendrën e votimit për kreun e ri demokrat.
Berisha shoqërohej nga Tritan Shehu dhe u pa të ecte gjatë gjithë rrugës me maskë ndonëse ky detyrim është hequr prej disa ditësh.
Ai spikaste me mbajtjen e maskës në ambient të hapur dhe po ashtu edhe brenda godinës ku po kryhej votimi.
Siç shihni fotot që ju sjell noa.al, askush tjetër nuk mbante maska brenda dhe jashtë, duke ngjallur habi dhe kuriozitet tek kalimtarët që shtruan pyetjen përse Berisha qarkulloi me maskë sot, në një ndër daljet e rralla publike.
Disa javë më parë Berisha pati deklaruar se e kishte kaluar kovidin prej disa muajsh. /noa.al