Loading...

‘Greqi, kërko falje!’ Kërkesa e shqiptarëve shkakton ‘t ërmet’ mediatik

Komuniteti Shqiptar në Greqi ka vendosur të t hyejë hes htjen e të kërkojë drejtësi. Megjithë tronditjen e thellë që shkaktoi vra sja e 20 vjeçares në Glika Nera, askush nga ne, sidomos njerëzit “e medias” nuk mund të anashkalojë faktin se 37 ditë ishim në ankth të vazhdueshëm se kur do arr estohet “shqiptari kri minel” i radhës.

Media, po licia dhe autoritetet greke nuk lejonin asnjë hapësirë, as për hipotezën e duhur të investigimit të lejohej një mendim ndryshe, se mos vallë nuk ishin “ha jdutë kr iminelë të eg ër” nga Shqipëria, Gjeorgjia apo nga diku tjetër. Në asnjë mënyrë nuk mund të shprehje dy shime, përderisa piloti 33-vjeçar, bashkëshorti i devotshëm dhe vi ktima që mbeti rastësisht gjallë (sa ironike dëgjohen të gjitha këto sot) deklaroi se njëri nga tre haj dutët foli gjuhë të paku ptueshme, që në vijim u des hifrua si gjuha shqipe.
Vetë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Michalis Chrysochoidis, deklaroi se kjo vj edhje e paskrupullt që i mori je tën një nëne vetëm 20-vjeçare do të zbardhet, madje çdo dës hmitar i vr asësve do të shp ërblehej me 300 000 euro nga shteti grek.

Të gjitha këto përjetonte edhe njëherë me kokën ulur komuniteti emigrant në Greqi. Të tur përuar, të sho kuar, të tmer ruar nga ngjarja mo nstruoze, për të cilën ndjeheshin të përgjegjshëm, fajtorë, disi pjesë e errës irës së plotë që na kishte përpirë.

Plot 37 ditë çfarë nuk u tha e çfarë nuk u dëgjua nga politikanë, gazetarë, deputetë, po licë, sa shumë pol icë folën për dhu nën e rrallë të ush truar ndaj një gruaje që mbante foshnjen 11-muajshe në krahë. Edhe ne folëm, urr yem, mal lkuam, gjithë media europiane kishte temë të parë Carolinën fatk eqe të vilës së re në Glika Nera, që megjithë luksin që e rrethonte, përjetoi vetëm dh imbje.

Vetëm se “kri mineli shqiptar” ishte një iluzion i vra sësit mak abër grek, të ri, të pasur, të edukuar, nga familje kristiane e mirë, që kaq lehtë adopt uan të gjithë dhe akoma më lehtë propaganduan pa asnjë mëshirë orë e minutë. Sa i sigurtë ishte se po të fajë sonte të zakonshmit, do i’a hidhte lehtë!

Ndërkaq, integrimi i komuniteteve të rregullta emigrante ka ndikuar dhe në reformat ligjore e tashmë të dhënat personale të kri minelit publikohen vetëm me urdhër të veçantë, ndërsa origjina vetëm pasi të ketë pohuar apo të jetë dën uar për kr imin. Përse në këtë rast nuk u përdor fjala e lejueshme “i huaj”, por nxituan të kërkojnë kri minelin e paskrupullt nëpër Shqipëri, Bullgari e gjetkë? Me tituj b ombastikë që na impr esionuan e tens ionuan të gjithëve?

Për të gjitha këto, përfshi historikun shumëvjeçar të kultivimit të stereotipit për shqiptarët në Greqi, heshtja nuk ishte më një opsion i mundshëm.

Fjalët plotësonin vetë tekstin, pa u ndalur për asnjë korrigjim apo ndryshim. Kërkojnë një drejtësi të mohuar prej vitesh. Pa eks tremizëm, pa emocione të tepërta, pa asnjë ndjesi të veçantë të prekuri në sedër. Thjesht, për të drejtën e mohuar! Jo se e kemi të nevojshme të kërkojë falje media apo opinioni publik grek, aspak! I domosdoshëm është ndryshimi thelbësor i me ntalitetit, pastrimi i kalbësisë që nëse nuk e lufton, të përpin në vorbull. Shumica, të paktën ne që u rritëm në Greqi, që jemi pjesë e pandarë e kësaj shoqërie e që tjetër nuk njohim do duhet të flasim hapur! Më duket e pamundur të lejohen akoma stereotipe mbartëse të kompleksiteteve pafund në vitin 2021, të bëhen pjesë e kujtimeve fëminore të brezit të lindur në vitet 2010, 2015, 2020, kur shumica e familjeve janë mix, multikulturore, me një prind apo prind të një se ksi e me radhë. Absurde!

Thirrja “STOP” e pak rreshtave mbarte pikërisht vullnetin e fortë të një komuniteti të tërë, sepse reagimi ishte masiv, i papritur dhe i papërballueshëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com