U pr emtonte bi zneseve në kryeqytet se do tu ndikonte në rritjen e imazheve të lokaleve, duke marrë përsipër marketingun dhe sjelljen e ba lerinave nga Europa kundrejt 10 mije eurove, por merrte paratë e shë rbimit si parapa gesë dhe zh dukej pa kryer asnjë nga ato çka kishte premtuar.
Gj ykata e Tiranës ka dën uar në mungesë shtetasin francez, Cristofer Alain Mendes, i cili kishte hapur një zyrë në kryeqytet dhe u vetë-ofrohej bizneseve të ndryshme duke marrë përsipër disa shërbime që kishin të bënin me rritjen e imazhit, kryesisht të lokaleve.
Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimeve të shumta të bëra në policinë e kryeqytetit nga bizneset e mashtruara.
Pr okuroria e Tiranës e ka pasur të pamundur ta k ontaktojë fizikisht 42-vjeçarin francez por është lidhur me të nëpërmjet t elefonit.
Por shtetasi i huaj ka mohuar të ketë marrë përsipër këtë shërbim, duke u deklaruar autoriteteve shqiptare se ai kishte marrë përsipër vetëm shërbime marketing dhe ai nuk ishte tu tor.
Gjithashtu 42-vjeçari ka pranuar se nuk kishte asnjë certifikatë apo diplomë në lidhje profesionin që kishte marrë përsipër të kryente në Shqipëri, madje nuk ishte regjistruar as në Zyrën e Punësimit.
Pr okuroria ka arritur në konkluzionin se shtetasi francez duke shfrytëzuar shtetësinë franceze krijonte iluzione te persona të ndryshëm për një aftësi menaxhuese apo për mundësi financiare dhe në këtë mënyrë i ma shtronte ata duke u marrë pasuri apo shuma të konsiderueshme në euro pa u ofruar shërbimet përkatëse./Oranews