Është zbardhur dëshmia e Hasan Ferracakut, i cili mbeti i pla gosur ditën e djeshme në ngjarjen e rë ndë që u regjistrua në Velipojë.
“Fillimisht kemi zhvilluar një de bat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij de bati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një ma rrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet njëkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.
Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur deba ti dhe gjërat janë ac aruar duke bërë që të përdoren edhe ar mët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u aca rua dhe pas kri smave të ar mëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë që lluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmb rojtur. Unë nuk kam që lluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur ma rrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë ai.