Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë vendosur të hidhen në protestë për të kundërshtuar mbajtjen e kufijve mbyllur mes dy vendeve nga ana e Athinës zyrtare.
Komuniteti shqiptar në Greqi, organizata më e madhe që bashkon emigrantët tanë në vendin fqinjë, tha se protesta zhvillohet sot në orën 18:00 në sheshin “Sintagma” të Athinës me kërkesën e vetme ndaj qeverisë, hapjen e kufijve, raporton noa.al e cila do të ndjekë këtë protestë për t’jua sjellë drejtpërdrejt.
Të revoltuar për faktin që autoritetet po e shtyjnë vazhdimisht vendimin për hapjen e tyre, shqiptarët kërkojnë shpjegime pse kufijtë nuk hapen me Shqipërinë kur diçka e tille është bërë me vendet e tjera.
Nën motot “Hapni tani doganat! Mos na refuzoni shtëpinë tonë!”, emigrantët shqiptarë që janë njëkohësisht dhe qytetarë të Greqisë ndiejnë nevojën të kërkojnë shpjegime:
“Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?
Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?
Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë, të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?
Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë?
Përse duhet të “nd ëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët ko ntribuojnë në ekonominë e vendit?”.
Pasi shtron këto pyetje, Komuniteti Shqiptar në Greqi u bën thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhen sot më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojnë të drejtat në mënyrë demokratike në një pr otestë paqësore.
“Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e pad rejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me pe nalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!
I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të pr otestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!” /noa.al