Loading...

Dy s piunë rusë kapen ‘mat’ në Shqipëri, njëri qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, tjetri… (emrat)

Dy shtetas rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vënë nën h etim nga pro kuroria e Tiranës si të dy shuar për sp iunazh, për dy vepra të kodit p enal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe si gurim informacioni.

Burime të sigurta për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se rusi i parë Budanov hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës.

Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dys himtë nga he tuesit që dy shojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet më të mëdha ush tarake e zhvilluar në Europë. Rusi u dë bua nga po licia kufitare qendrore në datën 10 maj, nën argumentin se nuk përmbushte kushtet e qëndrimit në Shqipëri.

Rusi i dytë Cherkasov hyri në 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, dhe nuk u lejua që të fuste në vendin tonë dronin që posedonte. Ai u mbajt nën vëzhgim gjatë tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar në pro kurori. Cherkasov u vëzhgua në distancë nga antite rrori shqiptar thanë burimet e sigurta të T.Ch.

Nga informacionet rezulton se ai qëndroi në një hotel luksoz në Tiranë, pa u regjistruar me identitetin e tij të vërtetë, e më pas u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre ditë për t’u larguar më pas nga Shqipëria.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com