Loading...

Boksieri nga Vlora Rexhildo Zeneli drejt ëndrrës Olimpike

Boksieri nga Vlora Rexhildo Zeneli është pranë realizimit të ëndrrës së tij per të marrë pjesë në lojërat olimpike Tokyo 2021.
Për Ora News ai tregon parapërgatitjet për pjesëmarrjen ne këtë kompeticion ku si trajner dhe mbështetës ka babain dhe vëllain.

Boksieri nga Vlora Rexhildo Zeneli synon realizimin e ëndrrës së tij madhore për tu kualifikuar në lojërat olimpike Tokyo 2021.

Në përgatitje për kompeticionin e rëndësishëm ai po stërvitet në ring me vëllain e tij Krenar Zeneli ndërsa trajner ka babain e tij Gëzim Zenelin.

“Siç e thatë dhe ju ne kemi gati 5-6 muaj që jemi duke u stërvitur dhe kemi menduar vetëm për këtë ndeshje. Ne bashkë me trajnerët tanë jemi fokusuar vetëm te kjo ndeshje, sepse kjo është më e rëndësishmja deri më tani në karrierën time.

Falë stërvitjes që kemi bërë jam me bindje të plota që do të arrijmë suksesin që meritojmë dhe me ndihëm e Zotit dhe pak fat do ta arirjmë këtë ëndërr që kam unë personalisht por dhe të gjithë ne. Ky kualifikim për Opilmpiadën është ëndrra e çdo sportisti,” tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com