Teksa jemi pranë nisjes së sezonit të plazhit, në Kosovë bie dëborë.
Edhe pse jemi në muajin qershor, në disa komuna të larta malore të Kosovës ka rënë dëborë.
Dëbora ka mbuluar bjeshkët mbi trevën e Opojës si dhe disa fshatra të Gorës në Dragash.
Lajmi konfirmohet nga banorët që jetojnë në këto zona zona si dhe nga foto e video të shumta që janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Në Komunën e Dragashit nuk janë të pazakonta reshjet e borës edhe gjatë muajve të Pranverës.