Partia Socialiste mblodhi pasditen e kësaj të marte Asamblenë e Përgjithshme, e cila u drejtua nga Taulant Balla, në mungesë të kryesocialistit Edi Rama.
Në këtë takim u vendos që në 12 qershor të thërritet Kongresi i Jashtëzakonshëm.
Edhe pse rezultoi fituese në zgjedhjet e 25 prillit, PS duket e pakë naqur me rezultatin. Balla u shpreh se PS do kishte marrë 78 mandate, por u pen alizua nga votat e pavlefshme.
Për këtë rezultat, ai paralajmëroi se do të bëhet një analizë e thellë.
Fjala e plotë e Ballës:
Të dashur anëtarë të Asamblesë Kombëtare, kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit
Dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën, të gjithë së bashku e arritëm me një rezultat të qartë, bindës, kuptimplotë.
Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandate të dytë, më të vështirin në këto 30 vite, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë.
Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuan rezultatin e 25 Prillit si një mundësi të madhe për Shqipërinë.
Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark në muajt në vijim, por dua të ri-nënvizoj faktin se kryeministri Edi Rama deklaroi se ne do të kishim 78 mandate natyrshëm, pra edhe katër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS-12-n në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën preferenciale për kandidatin e vendosën gabim.
Ky është një rezultat shumë i pastër dhe domethënës. Jemi në kohën e duhur për të të filluar një analizë të thellë të rezultatit në çdo qendër votimi, pranë çdo organizate socialiste, në çdo Këshill Socialiste, në çdo bashki dhe në çdo qark.
Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025.
Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste, të cilat jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur si pas targetit të vendosur.
Prandaj Asambleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore.
Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngritjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi.
Natyrshëm për bërja e Komisionit të Posaçëm të Riorganizmit, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të njëtrajtshëm edhe efektive në çdo cep të Shqipërisë.
Në 12 qershor, Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me gjithë brezat, por dhe të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës. /noa.al/