Nga Lutfi Dervishi
Cila është koha që fiton nga Tirana në Durrës nëse nuk e nget makinën me 90 km/orë, por me 150 km/orë? Jo më shumë se 10 minuta.
Në kërkim të kësaj kohe që nuk i duhet kërkujt me përjashtim të dreqit, rr ezikon jetën tënde dhe të tjerëve.
Sa herë ju ka ndodhur që duke ecur me 90km/orë në këtë segment ndjeni nga pas drita që lëshohen si rr ufe nga g angot që nxitojnë sepse 1 apo 2 km më tej duhet të dalin nga rruga dhe të pijnë një kafe?!
Ka pol icia ndonjë listë të këtyre gangove?
Kur ndodhin ngjarjet e rënda si aks identi sotëm, kujtohemi se ka diçka të madhe që nuk shkon.
Lista e faj torëve nuk është e shkurtër; fa jësohet adoleshenti, prindi, po lici, kurset e shoferëve, gjendja e rrugës, sinjalistika, alkooli, hashashi,…
Harrojmë shpesh të pyesim: çfarë ka ndodhur me rastet e drejtuesve të mjetit që kanë bërë aks ident me shpejtësi mbi 150 km/orë?
Ku janë ata sot?
Pyetja është retorike – ata sërish janë në timon!
Ndaj të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për va jtimin e radhës!