Loading...

Asnjë hu mbje jete e regjistruar në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat zyrtare në lidhje me situatën me koronavirusin në vend. Sipas saj, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë hu mbje jete, ndërsa janë raportuar 5 raste të reja.

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid-19 në vend, nderkohë që po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

NJOFTIMI I MSH

Aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor, ndërsa janë 132 raste aktive në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,621

Testime totale 768,559
Raste pozitive 132,481
Raste të shëruara 129,895
Raste Aktive 132
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 40
Berat 11
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 5
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com