Aktori Laert Vasili ishte i ftuari i parë për këtë javë në “Dola te Ola”, në News24, ku rrëfeu për momentet e bukura të jetës së tij, por edhe për ato të vështira që për aktorin e talentuar nuk kanë qenë të pakta.
Laerti një fëmijë i lindur nga një baba shqiptar dhe nga një nënë minoritare greke, është përballur me vështirësitë e një ra cizmi të theksuar.
Ai tregoi te Ola për uljet e ngritjet që ka patur dhe theksoi se gjithmonë ka qenë gati që të paguajë çmimin për qëndrimet e tij.
Gjatë 20 vjetëve të shkollimit dhe punëve që ai ka bërë në Athinë, asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e tij shqiptaro-greke dhe për këtë ka patur një k osto të jashtëzakonshme.
Në studio u shfaq një foto ku Laerti kishte she nja dh une në fytyrë. Ai zbuloi se ajo gjendje ishte pas te ntativës së dytë që atij iu bë për vr asje në korrik të 2014-s, pasi e para ka qenë në tetor të 2012-s.
Ai tregoi se ngjarja ka ndodhur në Athinë në momentin që po dilte nga teatri për të shkuar në shtëpi, një motor kishte ardhur pas tij dhe dy persona të ma skuar e kishin dhu nuar dhe go ditur, teksa i thoshin, “Shqiptar i po shtër, këtu do ta bëjmë va rrin!”