Një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka ash përsuar to net duke “su lmuar” drejtpërdrejt liderin aktual të PD-së, Lulzim Basha.
Pas takimit me demokratët në Pogradec, Shehaj ka publikuar një video dhe citimin e një qytetari i cili shprehet i zhgë njyer nga Lulzim Basha. Vetë Shehaj thotë se vendimet e tij ishin të gabuara dhe ka uzat e lëna përgjysmë.
Ai mendon se Basha duhet të largohet pas dë shtimeve të shumta, por njëkohësisht konstaton dhe vendosmërinë e kryetarit aktual për të mbajtur me zor karrigen, duke mos pasur interes që të ndryshojë asgjë.
Shënimi i Agron Shehajt
“Me Bashën jam shumë i zhgënjyer. Unë kam qenë në çdo pro testë në Tiranë, në çadër dhe kudo. Nuk kam përfituar asnjëherë punë nga PD, e dinë të gjithë. Unë mendoj se ka ardhur koha që lideri të ndryshojë.”
Demokratët e thjeshtë do bëjnë bilancin e energjive dhe sakrificave të çuara dëm nga vendimet e gabuara dhe ka uzat e lëna përgjysëm nga lidershipi aktual i PD-së. Çdo lider që ka prioritet Partinë Demokratike dhe demokratët do të largohej pas kaq dës htimesh. Por lideri i tanishëm do që ta ruajë karrigen përjetësisht dhe nuk do që të ndryshohet asgjë. Është koha që ndryshimin të vendosin demokratët e thjeshtë me votën e tyre më 13 qershor. Partia është e tyre, liderat duhet të vinë dhe të ikin sapo dë shtojnë.