Një grup kërkimor-shkencor me bazë arkeologë, njoftoi sot se një fosilet që kishte gjetur ka zbuluar rinocerontin më të gjatë në botë duke tejkaluar edhe xhirafën.
Kjo specie rinoceronti, fosilet e së cilës u gjetën në veriperëndim të Kinës, në provincën Gansu në vitin 2015, u zbulua se kishte jetuar në periudhën oligocene.
Në hulumtimin e kryer nga dr. Deng Tao nga Instituti Paleontologjik i Vertebrorëve në Pekin, u përcaktua se speciet, mbetjet e të cilave u zbuluan, ishin fosile të “Paraceratherium linxiaense”, e cila jetoi rreth 26.5 milionë vjet më parë.
Në studim, u regjistrua që speciet e gjitarëve pa brirë që peshonin rreth 21 tonë ishin të gjatë rreth 6 metra.
Duke parë kafkën, nofullën dhe dhëmbët e “Paraceratherium linxiaense”; kuptohej se speciet në fjalë kishin një kafkë të hollë dhe një strukturë kapëse të hundës.
Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën Communication Biology.