Loading...

1911 ngelësa në provimin e letërsisë, vetëm 2 dhjeta apsolute

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar ditën e djeshme rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore 2021.

32.684 maturantë janë testuar ku në lëndën e gjuhës shqipe dhe letersise janë vetëm 2 që kanë marrë 10 absolute dhe 1911 të ngelur.

Nota 4 deri në 4.99 që përfshin edhe notën 5 janë 3560 maturantë. Nga nota 5 deri në 5.99 ku përfshihet dhe nota 6 janë 5951 maturantë.

Nota 6 deri në 6.99 ku përfshihet dhe nota 7 janë 6700 maturantë. Nga nota 7 deri në 7.99 ku përfshihet dhe nota 8 janë 6974 maturantë.

Nota 8 deri në 8.99 ku përfshihet dhe nota 9 janë 6222 maturantë. Nga nota 9 deri në 9.99 ku përfshihet dhe nota 10 janë 3277 maturanë. Ngelësa janë 1911 nxenës.

Nota mesatare e të gjithë maturantëve në të gjithë vendin: 6.97, e cila rrumbullakoset si 7.Sipas statistikave maturantët “shkëlqyen”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com