Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i përgjigjet pyetjes së gazetës “Illyria” se pse një vendim i tillë është marrë pikërisht në këtë kohë. Departamenti i Shtetit qendron pas vendimit për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Vendimi i njoftuar sot nga vetë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka tro nditur opinionin publik në Shqipëri, ndonëse sinjalet të pakonfirmuara kanë qarkulluar prej disa vitesh tashmë për politikanë e zyrtarë të ndryshëm shqiptarë. Mirëpo, në deb atet publike dhe deklaratat zyrtare ka qenë e vështirë të dalloje spekullimet e thashethemet nga shenjat e besueshme.
Një nga pyetjet kryesore që kanë qarkulluar në reagimet e njerëzve është se pse një vendim i tillë vjen pikërisht tani.
I pyetur nga “Illyria”, gazeta shqiptaro-amerikane në Neë York, se pse një vendim i tillë vjen në këtë kohë, një zyrtar i Departamentit të Shtetit u shpreh se tani, Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.
Vetë Sali Berisha, figura historike e Partisë Demokratike, tashmë i tërhequr nga drejtimi aktiv i partisë, është përgjigjur me një shënim në Facebook, ku hedh poshtë ak uzat, radhit sukseset e kohës kur ishte në krye të qeverisë, lavdëron miqësinë me Amerikën dhe fton Sekretarin që të tregojë me fakte korr upsionin e tij.
“Duke shprehur keqa rdhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi”, shkroi veç të tjerash, Berisha, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Mirëpo, zyrtari në fjalë, i cili preferoi të mos identifikohej me emër, i tha gazetës “Illyria”, se qeveria e Shteteve të Bashkuara po e bën të qartë se nuk do të angazhohet me individë të korruptuar si Berisha” që të mos përfitojnë mbështetje dhe kredibilitet.
Ai e cilësoi ish-kryetarin e PD-së si “një individ për të cilin Sekretari i Shtetit është qartësuar se ka kryer akte korrupsioni në kurriz të popullit shqiptar”. /Illyria