Ilir Metaj
Meqë sezoni turistik ka nisur tashmë, po rikujtoj një “zile alarmi”, që shpresoj të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse.
Ndaloni hyrjen e mjeteve motorike lundruese në Shpellën e Haxhi Aliut!
Kjo Shpellë përvecse një bukuri turistike, është edhe një monument natyror i një rëndësie të veçantë,për shkak të vlerave arkeologjike e gjeologjike.
Prej shumë vitesh tashmë, ky monument natyror, po rrënohet e masakrohet nga papërgjegjshmëria qe i ka kthyer ujrat e kristalta në përzierje vajrash e karburanti te derdhura nga mjetet motorike qe depertojnë brenda Shpellës, apo te schiuma party që organizohen aty brenda nga krijesa me ngjashmëri formash humane, por brendësi jo njerëzore.
Nëpër muret e brendshme mbushur me stalaktike fantastike te krijuara prej shekujsh, thyen shishe birre e varen kanaçe pijesh.
Ndaloni hyrjen e mjeteve motorike lundruese!
Të mbrojmë Shpellën nga dy-këmborët jo njerëzorë!
Të zbatohet statusi i Monumentit Natyror!
Loading...