Loading...

‘Zgjedhjet u vo dhën. U vo dhën me ligj. Nuk mbulohet as me vizën e hequr politikisht për Berishën e as me vizat e Ramës’

Fakt është që zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet e dyta më të vje dhurat, pas atyre të vitit 1996.

Më shumë se të blera, zgjedhjet janë të vje dhura. Të vje dhura me ligj. Me ligj të diktuar dh unshëm nga partia mo niste në pushtet.

Republika e Ambasadorëve ra squk, kur “i dashuri i tyre” ua grisi ligjin konsensual të zgjedhjeve dhe miratoi ligjin mon ist të vje dhjeve.

Natyrisht nuk ishte detyra e tyre të na bënin ligje, por mund të mos ofronin garanci nëse nuk i kishin. Dhe kur dë shtuan, duhet të kishin vënë gishtin tek ai që i përzuri dhe i injoroi. Nejse, punë për ta.

Sidoqoftë fakti mbetet fakt: Zgjedhjet u vo dhën. U vo dhën me ligj. Dhe ky fakt nuk mbulohet as me opinione, as me stërvitje ushtarake, as foto me Erion Velinë&co. Nuk mbulohet madje as me vizën e hequr politikisht për Berishën e as me vizat e Ramës…

Pranimi ose jo i këtij fakti, pra i vjedhjes së zgjedhjeve, do të përcaktojë të ardhmen e afërt të bashkëpunimit politik në vend. Bashkëpunim (jo koalicion) për të cilin vendi ka nevojë. Të tjerat janë garnitura që nuk i shërbejnë Shqipërisë politike.

***

Dhe 6 rregulla për të zhdukur formulën e hileve

Sa herë përmend fjalët “kemi nevojë për rregulla të reja zgjedhore” kam parasysh:

1.Votim në sistem Proporcional të Thjeshtë Kombëtar. Pra votohet gjithandej njësoj, pa ndarje zonash e gerrymndering. Në fund, partitë marrin aq mandate sa proprocionalisht u jep populli. Pa bonuse e pa hilé.

2.Parlamenti zvogëlohet në 100, maksimumi 120 deputetë.

3.Pragu elektoral 2%.

4.Listat e hapura, nëse votimi bëhet elektronik.

5.Votim elektronik, jo në internet, shmang edhe pavlefshmërinë e votës por edhe pushtetin e komisionerëve. Rezultati del shpejt.

6.Nëse duam ta thellojmë më tej reformën edhe për efekt të stabilitetit institucional, krijohet një dhomë Senati me 20 senatorë. Këta zgjidhen në votim mazhoritar, si përfaqësues të 4 apo 5 rajoneve të mëdha.

Këto unë i quaj realisht ndryshim rregullash loje dhe vendosje të të gjithë garuesve në pozita të barabarta.

Me këto rregulla vendos populli jo formulat e hileve./ Ylli Manjani

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com