Zbardhet kërkesa e Partisë Socialiste drejtuar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Kërkesa mban firmat e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë shkarkimin e Presidentit, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.
Disa nga socialistët që kanë firmosur kërkesën janë Taulant Balla, Elisa Spiropali, Spartak Braho, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Eglantina Gjermeni, Ergys Çyrbja, etj.
Ndërkohë, në kërkesë paraqiten si prova të shkeljes së Kushtetutës nga Presidenti disa deklarata të këtij të fundit të bëra para dhe gjatë fushatës elektorale, si:
“Kë rcënimi i fundit që vjen përmes Tao Taos, nga ba ndat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, ka vetëm një përgjigje: Presidenti gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vd ekje tr adhtarëve!”
“Të dashur pr okurorë dhe gj yqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndra ngheta-s, Don Ag açion. Nëse jo, një pikë gj aku të derdhet nesër, por edhe një pikë lo ti, mjerë ju! Neësër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”
“Cf urqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund…”.
“Lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat…”./NOA.al