Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka eksploruar këtë të mërkurë veriun, ku është ndalur në qytetin e Bajram Currit, bashkë me disa studentë valltarë.
Mirpritja atje i ka lënë mbresa të veçanta zyrtares së SHBA, e cila shprehet se veriorët janë njerëz fisnikë. Kim falenderon banorët për mikpritjen, duke thënë se do të kthehet sërish për të vizituar këtë qytet.
“Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtet fisnikë. Kam vizituar me studentë Bajram Currin, të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga “Shoqata Alpin” me ndihmën e ish-Vullnetarëve të @peacecorpsalbania PJ dhe Neda Jahangiri. Provuam raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë që po promovojnë turizmin miqësor në vendet malore të Shqipërisë. Mbarova vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, i cili kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit njerëzve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë – përfundimisht nuk do të jetë e fundit. Shihemi së shpejti!”, shkruan ambasadorja Kim.