Loading...

Ushqimet më të mira që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave

Natyra gjithmonë na jep mjetet e duhura për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm. Kështu që gjithçka që duhet të bëni është të konsumoni ushqimet e duhura, të cilat mbështesin rigjenerimin e qelizave. Trupi i njeriut ka aftësi të rigjenerojë veten pas një farë kohe, për shembull lëkura rigjenerohet për 30 ditë, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut rigjenerohen për 4 muaj.

Studiuesit duke përdorur fuqinë rigjeneruese të trupit, kanë zbuluar trajtime për një sërë sëmundjesh, si kanceri i gjakut dhe dëmtimet e kyçeve. Procesi i inflamacionit që zhvillohet në trupin tonë nga një dëmtim ose sëmundje, shkatërron qelizat duke i bërë ato të paafta të përfundojnë procesin e rigjenerimit. Këtu do të gjeni disa nga ushqimet të cilat luftojnë inflamacionin dhe nxisin ripërtëritjen e këtyre qelizave.

Frutat e pyllit duke qenë të pasura me antioksidantë dhe vitamina, janë në gjendje të zvogëlojnë inflamacionin dhe të mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e dhimbjeve të kyçeve dhe mbështesin funksionin e mëlçisë.

Salmoni dhe prodhimet e detit janë thelbësore për trupin tuaj pasi përmbajnë acide të shëndetshme yndyrore, të cilat luftojnë inflamacionin. Ato gjithashtu mbështesin funksionin e trurit dhe zemrës, kështu që përfitimet do të jenë të shumta.

Brokoli është i pasur me substanca anti-inflamatore, të cilat përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe procesin e përgjithshëm rigjenerues në trup. Në të njëjtën kohë, brokoli është një agjent i shkëlqyer detoksifikues.

Xhenxhefili frenon veprimin e elementeve dhjamore që nxisin inflamacionin, duke mbështetur procesin e rinovimit në mënyrë të natyrshme.

Arrat dhe farat janë të pasura me acide yndyrore dhe proteina. Ato mbështesin rigjenerimin e qelizave dhe mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në të njëjtën kohë. Arrat, bajamet, farat chia dhe farat e lirit janë të gjitha të shkëlqyera kundër inflamacionit dhe ju mund t’i përfshini ato lehtësisht në regjimin tuaj ushqimor.

Kërpudhat janë të pasura me polifone, të cilët mbrojnë qelizat e mëlçisë nga dëmtimi dhe luftojnë inflamacionin. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com